11:32 / E Enjte, 18 Prill 2024 / MSH

Nisin takimet për dinarin në Bruksel

Dialogu midis të Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik filloi në Bruksel me një takim të drejtpërdrejtë të delegacionit të Beogradit të udhëhequr nga Petar Petkoviq dhe ekipit të BE-së të kryesuar nga emisari për dialogun Miroslav Lajçak.

Tema kryesore e dialogut është vendimi i BQK-së për dinarin.

Pas takimit me Petkoviqin, është planifikuar një i tillë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili do të pasohet nga një takim trepalësh ku përfaqësuesit e të dyja vendeve do të ulen në të njëjtën tryezë dhe negociojnë me ndërmjetësimin e Lajçakut.

Takimet në Bruksel pasi autoritetet serbe ndaluan autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Bashkimi Evropian ka potencuar se është i informuar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritet e Serbisë dhe është duke ndjekur situatën për së afërmi.

Në këtë rast BE-ja konstatoi se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.