07:21 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nisma shënon 5-vjetorin e themelimit

Sot bëhen 5-vite që nga themelimi i partisë Nisma Socialdemokrate.

Kjo parti politike, u themelua nga dy ish-anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, e cila fillimisht quhej Nisma për Kosovën, që u nis me idenë e një fryme të re politike, si pasojë e pakënaqësive të dy liderëve që në një kohë ishin krahu i djathtë i kryetarit të PDK-së, tash presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sot Nisma është pjesë e Qeverisë, së bashku me PDK-në dhe AAK-në.

Pas konstituimit të partisë, Nisma kishte zgjedhur dy këshille në ditën e saj të parë: Këshillin Kombëtar dhe Këshillin Drejtues.

Kryetar i Këshillit Drejtues të Partisë ishte zgjedhur, Fatmir Limaj, i cili është kryetar i Nismës, ndërsa Jakup Krasniqi u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar, që po ashtu ende mban këtë pozitë.