10:54 / E Hënë, 20 Maj 2024 / L K

Një ditë me policinë në Veternik, po shkilen rregullat në trafik, marrin gjobat me vete dhe ikin

Më implementimin e Ligjit të ri për gjoba, Policia e Kosovës nuk po fal askënd.

Sipas statistikave të publikuara ditë më parë nga PK-ja, vetëm për një muaj janë shqiptuar mbi 36 mijë gjoba, një shifër alarmante.

Ekipi i IndeksOnline-it ka qëndruar më patrullën e policisë në një pikë kontrolli të Njësisë për kontrollimin e autostradave dhe ka parë nga afër punën e tyre në implementimin e Ligjit të ri të trafikut.

Zyrtari policor, Agron Mulaj, ka thënë se pjesëmarrësit në komunikacion janë vetëdijesuar më së shumti në vendosjen e rripit të sigurimit dhe për mos përdorim të telefonit.

Ndërsa, gjatë pikës së kontrollit, disa kundërvajtës u gjobiten për mos vendosje të rripit të sigurimit./IndeksOnline/