09:45 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Shtohet presioni nga Serbia për krijimin e Asociacionit…, një ditë para takimit në Bruksel

Drejtori i të së ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, është takuar me Ndihmëssekretarin e Shtetit të Ministrisë së Jashtme të Zvicrës, Simon Geissbühler.

Sipas mediave serbe, ai e njoftoi zyrtarin zviceran për ecurinë e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

Petkoviqi theksoi se pala serbe do të insistojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani, veçanërisht në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili sipas tij është shtatë vjet e gjysmë me vonesë, raporton Tanjugu.