10:52 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim për arkëtarin e KEDS-it për përvetësim në detyrë

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.B për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë.

I pandehuri dyshohet se më 27 dhjetor 2018, në Ferizaj, përkatësisht në kompaninë KEDS – Distrikti Ferizaj, në cilësinë e personit përgjegjës – arkëtarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka përvetësuar pasurinë e kompanisë KEDS të realizuar nga inkasimet – pagesat ditore të energjisë dhe atë në shumë prej 43.994. 394 euro, e cila pasuri i ishte besuar atij për shkak të detyrës.