11:11 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Një muaj paraburgim për prizrenasin që u prezantua rrejshëm se ishte sigurim i Kuvendit

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit G.K i cili ka mashtruar një person duke ia marrë 2650 euro nga T.M kinse për të ndihmuar në nxjerrjen nga burgu një familjar.

Ngjarja ndodhi më 22 shkurt në Prizren.

Gjyqtarja e procedurës – Sadije Selmani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej kohës së arrestimi datë 22.02.2021 deri me datën 22.03.2021.

Gjykata, konsideron se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje penale janë në fazën fillestare, si dhe duke marrë parasysh edhe karakteristikat e të pandehurit për të cilin shihet se ka një mori veprash penale nga data baza e Policisë së Kosovës, ashtu që caktimi i paraburgimit nga kjo bazë ligjore është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për rrjedhën normale të kësaj procedure penale.