08:26 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një ndeshje futbolli e femrave ka përfunduar 30:0, ja detajet

Kemi qenë shpesh dëshmitarë të shumë golave të shënuar nga një ekip gjatë 90 minutave, por, jo edhe 30 gola.

Ekipi i femrave nën moshën 19 i Zelandës së Re ka mposhtur 30:0 ekipin e femrave u19 të Samoas në kuadër të kampionatit të Australisë dhe Oqeanisë, shkruan Indeksonline.

Pjesa e parë përfundoi 11:0 ku ekipi i Samoas u ndëshkua me karton të kuq.

Pjesa e dytë pastoj prodhoi edhe 19 gola të tjerë.

Vetëm një lojtare e ekipit vendas, Brown, shënoi plot 11 gola, Manyard realizoi 5 gola, Abott kompletoi het-trikun, Jenkins kontribuoi me 4 gola, Wasi me tre, Rennie me tre dhe Wisnewski me 1 gol./Indeksonline/