15:31 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Një ‘reality-show’ më ndryshe së shpejti në ekranet shqiptare

Një ‘reality-show’ më ndryshe që nuk duhet humbur po vjen në ekranet shqiptare.

“She’s On Top” mban titullin emisioni që do të ju mbaj të mbërthyer para ekranit gjatë muajve të nxehtë të verës dhe do të transmetohet në kuadër të emisionit “E Diell” në Top Channel nga data 7 qershori.

Nën autorësinë dhe moderimin e Argjira Spancës, ky ‘reality-show’ do të jetë një mundësi për të gjitha vajzat që duan të ndryshojnë të ardhmen dhe të ndjekin ëndrrën e tyre.

Modelet e përzgjedhura do të vendosen kundër njëra-tjetrës në sfida të frymëzuara nga moda dhe bukuria.

Për çdo javë do të këtë sfida të ndryshme, ku çdo javë një modele do të eliminohet./Indeksonline/