19:48 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / OSH

Njerëzit që hanë dardhë çdo ditë janë 35% më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje

Dardha është një nga ato fruta që nuk zhgënjen kurrë. Ajo është padyshim një nga frutat më të shijshme dhe plot lëng të verës por edhe më të pasurat në vlera.

Dardha është një burim i shkëlqyer i fibrës, beta karotenit dhe vitaminave B. Ajo përmban gjithashtu minerale të rëndësishme e të dobishme për shëndetin e njeriut.

Sipas agroweb.org, studimet e kohëve të fundit konfirmojnë se konsumi ditor i dardhës luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet për të mbajtur peshën nën kontroll.

Të dhënat e një studimi të kryer nga Universiteti Shtetëror i Luizianës ka zbuluar se njerëzit që hanë dardhë çdo ditë janë 35% më pak të rrezikuar nga obeziteti dhe mbipesha.

Ky zbulim i atribuohet faktit se dardha është e pasur me fibër, vitaminë C, magnez, bakër dhe kalium.

Veç kësaj, dardha është një frut që ul rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe që pastron organizmin nga toksinat.