11:00 / E Premte, 26 Prill 2024 / G T

Nuk dorëzohet Bellingham-i, i kërkon Ancelottit të ftohet për ndeshjen ndaj Sociedad-it

Ndryshon lista e Real Madridit para ndeshjes së sotme ndaj Real Sociedadit, e cila është e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.

Duket se mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham, do i bashkohet skuadrës pavarësisht se dje nuk ishte për shkak të gastroenteritit, shkruan Indeksonline

Ndërsa sulmuesi brazilian, Rodrygo nuk udhëtoi me skuadrën për në “San Sebastian” për shkak të një gripi.

Kujtojmë se Real Madridi po i afrohet titullit në La Liga, tani ai ka 81 pikë në pozitën e parë./IndeksOnline/