22:47 / E Diele, 24 Tetor 2021 / AR

Nuk hyjnë në punë portofolat dhe bankat, në këtë ishull monedhat peshojnë 8 tonelata

Yap do të ishte thjesht një nga mijëra ishujt përrallorë që formojnë federatën e quajtur Mikronezi, në Oqeanin Paqësor, po mos të ishte për një nga sistemet e ekonomisë më të çuditshëm në botë.

Ndërkohë që tradicionalisht ishujt e Mikronezisë, përpara se të hynin monedhat ose kartëmonedhat e traditës perëndimore, përdornin elementë natyrorë si guaskat e rralla për të tregtuar mes tyre, banorët e Yap disa shekuj më parë vendosën rrugën më të vështirë dhe veçantë, disa monedha guri që mund të peshojnë edhe 8 tonelata.

Bëhet fjalë për monedhën rai, padyshim më e rënda në botë, e cila ende ka vlerë ligjore në ishull. Historia e saj është po aq e veçantë. Materiali i këtyre monedhave është e përbërë nga kristale aragoniti, një material që nuk gjendet në ishull, por që banorët e Yap zbuluan që gjendej në ishullin e Palau, 450 kilometra larg.

Banorët e Yap menduan të bazonin ekonominë e tyre mbi këtë material, si ndodhte në Perëndim me metale si ari dhe argjendi.

Monedhat në formë rrethore punoheshin në Palau me një vrimë nëmës në mënyrë që të transportoheshin më mirë, me anë të varkave të tyre me bambu. Në bazë të madhësisë, formës sa më perfekte dhe sasisë së kristaleve në gur, monedha merrte një vlerë të caktuar, si të ishte një diamant.

Rai përdorej veçanërisht për blerje të kushtueshme, si tokë, shtëpi dhe për të krijuar aleanca familjare ose festuar martesa. Sot asnjë nga këto monedha gjigante, të larta deri në 4 metra, mund të prodhohen dhe të transportohen nga Palau, dhe përdorët në përditshmëri dollari amerikan, por monedhat  e vjetra ende kanë vlerë.

I veçantë fakti që nuk ka rëndësi se ku monedha ndodhet. Nuk është nevoja që “rai” të spostohet, komuniteti njeh ndryshimin e pronësisë. Diçka e mirë kjo, nga momenti që nuk do të kishte bankë aq të madhe, jo vetëm në Paqësor por ndoshta në gjithë botën,  që mund të ruante 13 mijë monedhat e kristalta që ndodhen në ishull.