09:41 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

“Nuk pati mundësinë as ta mbante në krahë” 33-vjeçarja shtatzënë me Covid humb jetën pasi sjell në jetë djalin

Në muajin e tetë të shtatzënësisë, Erika Becerra, u diagnostikua me Covid-19. Ajo lindi në muajin nëntor dhe foshnja ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas CNN-it, pas një lindjeje normale në Detroid – Michigan, Becerra u intubua menjëherë pasi kishte probleme me frymëmarrjen.

Fatkeqësisht tri javë më vonë, ditën e premte Becerra humbi jetën.

Pasi ishte e intubuar dhe pozitive me COVID-19, ajo kurrë nuk pati mundësinë të mbante djalin e saj në krah tha vëllai i saj, Michael Avilez për CNN-in.

Becerra, 33 vjeçe, ishte një prej 15 mijë viktimave gjatë shtatë ditëve të fundit në Shtete të Bashkuara të Amerikës.