15:21 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

OBSH në alarm: Çdo minutë dikush vdes nga Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se situata epidemiologjike në SHBA është shokuese.

Drejtori i Departamentit për Situata të Jashtëzakonshme pranë OBSH-së, Mike Ryan,  ka thënë se një e treta e sëmurëve në botë vijnë nga SHBA-ja.

“Epidemia në SHBA është e tmerrshme, po përhapet kudo. Të dhënat  janë shokuese, ato  tregojnë se çdo minutë në SHBA vdes një apo dy persona dhe po flasim për vendin me një sistem të fortë shëndetësor dhe kapacitete të papara teknologjike”,ka thënë ai.

Nga ana tjetër, kreu i OBSH-së, Tedros Adanom Gebreyesus, ka thënë se është duke pritur që të vendosë  kontakte me ekipin trasicional të presidentit të ri të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.

Kujtojmë se administrata e Trumpit, pati paralajmëruar se do të largohet nga OBSH-ja sepse “është shumë e varur nga Kina dhe korrupsioni”, kurse Bideni ka treguar interesim që një vendim të tillë ta ndryshojë.