16:53 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / A. M.

Organizatori i ‘dasmës së madhe’ në Kaçanik

Lamtumirën e fundit Hebib Shehut ia dha populli. Në varrimin e tij masiv nuk u dukën qeveritarët… S’pati as kamera të tv-ve !

Shehu është sinonim i “Kushtetutës së Kaçanikut”. Këtij intelektuali e atdhetari nuk i shkon epiteti – Aga Bib !

Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut, zë vend meritor në kujtesën shtetërore |  Innovation Media informatat.com BETA

———-

Nga Agim Muhaxheri

Iku në botën tjetër organizatori i ‘dasmës së madhe’ në Kaçanik, profesori Hebib Shehu…

… regjisori e skenaristi i shpalljes së kushtetutës së parë të republikës sonë, të njohur si “Kushtetuta e Kaçanikut”, më 7 shtator 1990.

Megjithë pandeminë, Covidin – 19, motin e lig, varrimi i tij ishte masiv. I madh e i vogël profesorit i bënë nderimin. Pos kryetarit të Degës së LDK-së, Shkëlqim Jakupit – që mbajti një fjalë rasti, aty nuk u duken ata të instancës së lartë të partisë, as ndonjë qeveritar, njerëz të hyqymetit…

30 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut - Sinjali

… Nuk u pa asnjë kamerë e televizioneve tona !

Pse ?

Sikur në Kaçanik po varroset një qytetar i rëndomtë.

Pjesëmarrësi i varrimit, vëllai im Naimi (Muhaxheri) që rron në Lucern të Zvicres, tërhoqi vërejtjen se është kohë e horrave… Miku e kolegu im, Daut Shehu tha: Turpi nuk e ka mbytyr askë !

I pëlqen dikujt apo jo, profesori Hebib Shehu, 83, la gjurmë të pashlyeshme në historinë e konstitucionalizmit, shtetësisë sonë.

Jo vetëm në akademinë përkujtimore në pallatin e kulturës, profesorit Hebib Shehut iu drejtuan me epitetin Aga Bib ! Shprehje kjo neveritëse që s’përkon me Hebib Shehun si intelektual dhe atdhetar.

May be an image of 1 person and sitting

Personazhi i shkrimeve të mia për procesin e tij gjyqësor, juristi Shehu ishte profesori im nga gjimnazi, i lëndës së sociologjisë.

I anatemuar që nga vitet e ‘60-ta, por që i shkonte fjala, ngase gëzonte autoritet të madh… Me mençurinë, guximin dhe trimërinë e tij u kryen të gjitha punët drejt shtetësisë sonë.

Shehu është sinonim i “Kushtetutës së Kaçanikut”.

Procesin gjyqësor të profesorit në Gjyqin e Prishtinës, në shtator 1995, e kam ndjekur për dy gazeta “Bujkun” dhe “Rilindjen” (që dilte në Zvicër). Historia e këtij procesi ishte e dhimbshme. Hetuesit e regjimit të Miloševićit, e torturuan në mënyrën më poshtëruese. Ndaj tij përdorën elektro shokun…, ia hapën varrin !

May be an image of 1 person, sitting and indoor

Nuk u dorëzua profesori i nderuar. I përballoi stuhitë e pushtetit të atëhershëm policor.

Karrierën e tij profesori e nisi si sportist, trajner i KF “Lepenci”, përfundoi në politikë – si kryetar i parë i Degës së LDK-së në Kaçanik dhe nënkryetar i kësaj komune.

Në nderim të profesorit, së paku një rrugë ta mbajë emrin e tij.

I ndrittë shpirti profesorit !

May be an image of 1 person, outdoors and text