17:14 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / AR

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake kontigjentin ukrainas të KFOR-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake kontigjentin ukrainas të KFOR-it për kontributin e dhënë për më shumë se dy dekada për paqen dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

“Medalja e sotme është mirënjohje ndaj 1400 grave e burrave të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cilët shërbyen në Kosovë që nga viti 1999 në kuadër të forcave të NATO-s, por edhe vlerësim ndaj profesionalizmit dhe trimërisë të cilat kjo ushtri po i manifeston në këto kohë të errëta për popullin ukrainas dhe për gjithë kontinentin tonë.

Në kohën kur në Ukrainë po mbrohet në mënyrë dinjitoze e tashmja dhe e ardhmja e gjithë Evropës, populli i Kosovës qëndron me popullin dhe ushtarët e Ukrainës drejt fitores ndaj agresionit rus”, ka shkruar Osmani./Indeksonline/