12:42 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Pacientja shqiptare me COVID- 19 në gjëndje të rëndë

Mbetet e rëndë gjëndja shëndetësore e pacientes së infektuar me koronavirus dhe që ndodhet e shtruar në spitalin e Durrësit.

Gazetari i Ora News, Mark Brunga informon se ishte parashikuar të nisej drejt Tiranës por më pas është këshilluar që ajo të mos udhëtonte drejt Tiranës.

Gjithashtu flitet se në spital janë dhe dy raste të dyshuara,  bëhet fjalë për një pacient të moshës 65 vjeçar dhe një 85 vjeçare.

“E moshuara është shtuar dhe mjekuar në spital pa e ditur që ka qenë e infektuar me COVID 19. Jo zyrtarisht thuhet se një pjesë e mjekëve dhe infermierëve janë futur në vetëkarantimin” informon gazetari I Ora News.

Nga ana e saj ministrja e Shëndetësisë nuk pranoi të ketë mjekë apo infermierë në vetëkarantinim

“Mjekë në vetëkarantinim futen ata që janë të dyshuar ose kanë dalë në analizë pozitive, nëse ka do bëhet vetëkarantimi” u shpreh zv/ ministrja e Shëndetësisë.

Gjëndja Shëndetësore e së moshuarës e cila kishte ardhur nga Italia ka prej mbrëmjes së djeshme që është në gjëndje të rëndë.