13:55 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Pajtesa” në top formë në paraqitjen e parë, pasi u bë nënë

Fiona Gllavica, apo siç njihet nga publiku me rolin “Pajtesa” te seriali “Çka ka shpia”, është një aktore mjaft e dashur për publikun shqiptarë.

Ajo në rolin e saj shfaqet si një vajzë nga fshati me një stil mjaft të thjeshtë, por në të vërtetë, ajo është një femër mjaft e bukur dhe plot stil, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ajo është bërë nënë për herë të parë, duke sjell në jetë një djalë që e pagëzoi me emrin Lekë.

Pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë ajo shfaqet së bashku me të birin duke shëtitur në natyrë.

Ndërsa ajo që bie në sy është forma e mirë trupore e Fionës. /IndeksOnline/