13:56 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pal Lekaj: Gjakovës i duhet me i miri

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka hedhur votën e tij për kryetar të Komunës së Gjakovës.
Ai iu ka bërë thirrje gjakovarëve që të dalin të votojnë “për të zgjedhur bashkëpunëtorin e tyre për katër vitet e ardhshme”.

“Vota e sotme përcakton të ardhmen e qytetit për katër vitet e ardhshme. Prandaj sot dilni të gjithë dhe shfrytëzojeni këtë ditë për të zgjedhur bashkëpunëtorin tuaj për mandatin katër vjeçar.

Gjakovës i duhet me i miri dhe ai që i ka qëndruar besnik vendit të tij çdo herë, që do t’i shërbej pa korrespondencë për të ardhmën.

Urime kjo ditë dhe na shkoftë mbarë!” ka shkruar Lekaj.