17:30 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Pamje të reja të automjeteve me plot serb që hyn sot në Kosovë

Dhjetëra automjete, në mesin e tyre edhe Autoambulanca janë futur nga Serbia në Kosovë.

Indeksonline ka arritur të marrë pamje nga hyrja e tyre në Kosovë si dhe qarkullimi nga pika kufitare Merdare e tutje.

Mbetet të shihet nëse serbët që posa kanë hyrë në Kosovë do të karantinohen apo jo, ashtu siç në fakt po funksionon rregulli i Ministrisë së Shëndetësisë për secilin kosovar që vie nga ndonjë vend tjetër.

Më poshtë keni pamjet të qarkullimit të këtyre veturave në territorin e Kosovës./Indeksonline/