12:58 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Panik për asgjë! Në valixhen e dyshimtë tek ‘Bill Clinton’ pati vetëm rroba

Një valixhe e dyshimtë u raportua të jetë lënë sot në afërsi të Bulevardit Bill Clinton në Prishtinë.

Por e gjitha çfarë kishte brenda kësaj valixhe ishin rroba.

Indeksonline nga vendi i ngjarjes ka siguruar pamje, ku tregohet edhe momenti kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës hapin këtë valixhe dhe shpalosin atë çfarë gjendej brenda.

Pak më parë nga Policia e Kosovës deklaruan se informatën për këtë valixhe të dyshimtë e morën rreth orës 10:30.

Nuk dihet se kush saktësisht e la, apo e harroi këtë valixhe, por që padyshim shkaktoi shumë panik tek qytetarët.

“Rreth orës 13:00 ka përfunduar ekzaminimi i vendit të ngjarjes në rrugën Bill Clinton. Në valixhe nuk është gjet asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor kanë arrit të identifikojnë pronari e valixhes. Rruga Blill Clinton është hapur për qarkullim, ndërkohë që hetuesit policor po merren me rastin”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Indeksonline/