19:51 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Paralajmëron zv/kryeministri Hoti: Më përpara prishet Qeveria, se miqësia me ShBA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria duhet të mblidhet për të hequr taksën 100%.

Hoti tha se nuk mund të mbesim peng i një vendimi që ka qenë i domosdoshëm,  por tash po e dëmton Kosovën.

Sipas tij, miqësia e përhershme me ShBA-të nuk cenohet dhe se kjo është e garantuar, transmeton Indeksonline.

Madje Hoti tha se nëse dëmtohet miqësia me ShBA-të, dëmtohet shtetësia e Kosovës. Sipas tij më përpara prishet Qeveria, se miqësia me ShBA-të.

Postimi i plotë:

Qeveria duhet te mblidhet per te hequr taksen. Nuk mund te mbesim peng te nje vendimi qe ka qene i domosdoshem, por tash po e demton Kosoven.

Miqesia e perhershme me SHBA nuk cenohet. Ne e garantojme kete miqesi.

Nuk eshte interes i qytetareve te Kosoves te prishet kjo miqesi, qe solli paqen ne Ballkan dhe lirine e pavaresine per shqiptaret.

Nese demtohet miqesia me ShBA, atehere demtohet shtetesia e Kosoves, te cilen gje nuk lejojme te ndodhe. Prandaj, me perpara prishet Qeveria, se miqesia me SHBA.