13:04 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Pas Nismës, edhe PSD thotë se do t’i drejtohet Kushtetueses për Thaçin

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar se nëse nuk përzgjidhet një anëtar i tyre në KQZ, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, atëherë çështjen do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, ndërrimi i qëndrimit të presidentit Hashim Thaçi pa dhënë një shpjegim paraqet një rast se mund të ketë ndërhyrje nga brenda apo jashtë.

Molliqaj kërkoi nga kryeministri apo kryetari i kuvendit të kërkojnë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen.

“Ne si PSD në vazhdimësi e kemi konsideruar të padrejtë qëndrimin e presidentit për të bllokuar KQZ-në. Megjithatë, në dhjetor ky president ka marrë vendim që secili grup parlamentar të ketë nga një anëtar në KQZ. Ne kemi dërguar, kemi pritur një vendim nga presidenti, dhe nuk kemi marrë asnjë vendim për ndërrimin e qëndrimit paraprak. Ne besojmë që në bazë të interpretimit kushtetues nga takon një anëtar në KQZ”, tha ai.