14:02 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pasuria e ish-ministrit të PDK-së dhe kredia për shkollimin e fëmijëve

Deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit e ka bërë edhe Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ish- ministri Kuçi, ka një shtëpi prej 420 m2 të blerë në vitin 2003, vlera e së cilës është 163 mijë euro, e po ashtu edhe një shtëpi vikendi prej 115 m2 të blerë në vitin 2011, 60 mijë euro.

No description available.

Ndërkaq, Kuçi ka deklaruar edhe një veturë prej 13 mijë eurosh, derisa ka bërë me dije se bashkëshortja e tij drejton një veturë tipit “Dacia Sandero”, në vlerë prej 3 mijë eurosh, shkruan IndeksOnline.

Kuqi, ka para të gatshme në tre institucione financare, vlera e së cilave është mbi 31 mijë euro, kurse bashkëshortja e tij ka 19 mijë euro.

No description available.

Përmes deklarimit, ai ka bërë me dije se ka edhe detyrime financiare.

Kuqi ka marrë 40 mijë euro kredi, për shkollimin e fëmijëve./IndeksOnline/

No description available.