10:51 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

55 aksidente brenda 24-orëve në Kosovë

Gajtë 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur gjithësej 55 aksidente, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Policia e Kosovës ka njoftuar se prej 55 aksidenteve, 16 prej tye kanë qenë me të lënduar ndërsa 39 pa të lënduar.

Gjatë kësaj kohe janë arrestuar gjithashtu 23 persona, 16 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe askush prej tyre në vuajtje dënimi.

Ndër të tjera policia, gjithashtu ka shqiptuar 1.541 tiketa për mosrespektimin e rregullave të komunikacionit./Indeksonline/