08:16 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Për 24 orë u shqiptuan mbi 900 gjoba e u shënuan 40 aksidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë shqiptuar 941 gjoba për ngasësit e automjeteve, ndërsa janë shënuar 40 aksidente.

Prej tyre me lëndime kanë përfunduar 14 aksidente, ndërsa 26 aksidente e tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, transmeton IndeksOnline.

Ndryshe në statistikat e përgjithshme, bëhet e ditur se janë arrestuar 18 persona, e në mbajtje janë dërguar 12 persona.

Tabela e plotë: