17:19 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Përfundojnë tri ndeshjet e sotshme në Ligën e Parë, derbi i takon Istogut

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të Ligës së Parë që prodhuan rezultate interesante.

Derbi mes Istogut dhe Drenasit ju ka takuar vendasve  të cilët fituan me rezultat të pastërt 2:0, transmeton Indeksonline.

Kjo ndeshje ishte në kuadër xhiros së katërt në Grupin A. Kurse në Grupin B, u zhvilluan dy ndeshje që përfunduan me barazim.

Ramiz Sadiku në kryeqytet u nda në paqe me Dardanën, me rezultat 1:1, kurse 2 Korriki barazoj pa gola me Vitinë./Indeksonline/