10:03 / E Premte, 26 Prill 2024 / k.v

Përfundon seanca/ Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të komunës

Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i komunës, Izmi Zeqiri. Në rend dite ishte themelimi i Komisionit për pranimin e objektit.

“Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit. Pikë e rendit të ditës ka qenë themelimi i komisionit për pranimin e objektit, kjo në fakt ka qenë arsyeja kryesore pse e kemi thirre seancën me urgjencë. Kemi shumë pune, do të fillojmë punën për të funksionalizuar objektin. Ne kemi funksionuar prej disa aneks zyrave, do te funksionojmë ende. Objekti ka probleme elementare. Ka me rrymën me ujin, problem me internetin. S’do të thotë që nuk funksionojmë edhe prej aneks zyrës por në afatin sa ma të shkurt do jem këtu”, ka thënë kryetari Zeqiri pas seancës së kuvendit.

“Është thirre seancë urgjente. Për shkak të lajmërimit të shkurtër kohor nuk kanë marrë pjesë të gjithë. Prej 19 asamblistëve kanë qenë 11, por kemi pasur kuorum për mbajtjen e seancës”, ka thënë kryesuesi i Kuvendit Komunal në Zubin-Potok, Vedat Mehmeti./rtk/