09:52 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Përgjysmohet numri i pacientëve në Spitalin e Pejës

Një muaj më parë numri i pacientëve në Spitalin e Pejës ishte nga 120 deri në 140 sish. Por, shifrat kanë ndryshuar dhe numri i pacientëve me Covid-19 në këtë spital është përgjysmuar.

Aktualisht 65 pacientë të infektuar me koronavirusin janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali njoftojnë se një pacient është në respirator (CPAP) dhe 46 të tjerë janë në oksigjenoterapi. Ndërsa 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“65 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacient është në respirator (CPAP), 46 janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit./Indeksonline/