10:29 / E Premte, 26 Prill 2024 / k.v

Përleshja me “Plisat” në palestër, lëndohet një polic në detyrë

Pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike Prishtina-Trepça, disa nga tifozët e “plisave” kanë hedhur gjësende të forta, ndër të tjera edhe stola të palestrës me ç’rast si pasojë lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor.

Policia ka njoftuar se pjesëtari i saj ka marrë trajtim mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Rasti i ndodhur rreth orës 20 e 40 minuta, po hetohet nga njësitet përkatëse ndërsa me urdhër të prokurorit është hapur “sulm ndaj personit zyrtar”./IndeksOnline/