08:53 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / L K

U qëllua më armë zjarri nga persona të panjohur teksa ngiste makinën

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:00 disa persona të panjohur kanë qëlluar një person.

Viktima ka njoftuar policinë se derisa ishte duke e drejtuar veturën në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, personat kanë qëlluar.

I njëjti ka pranuar tretmanë mjekësor.

Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’ si dhe është duke u hetuar.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj Prishtinë për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur .Viktima është  dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdheruar hapjen e hetimeve intensive”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell IndeksOnline.