16:05 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pezullohen kërkimet në hotel “Miramare”, nuk ka më trupa

Pezullohen kërkimet nga grupi malazez në hotelin “Miramare” në Durrës pasi pas të gjitha kërkimeve edhe me qentë e specializuar nuk rezulton të ketë trupa të tjerë.

Sipas tyre, dyshimet e ekipeve të djeshme që mund të kishte persona të tjerë nën rrënoja, ka qenë për shkak të lehjes së qenit.

Por malazezët thonë me shumë mundësi qeni ka nuhatur gjakun e mbetur të personave që janë nxjerrë.

Por pala shqiptare bashkë me atë zvicerane do te vijojnë kërkimet, fillimisht me ekskavator për të lëvizur inertet./Ora News/