15:31 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Pika të kuqe edhe afër Komunës së Prishtinës, VV bëhet gati për protestën e nesërme

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë zgjeruar terrenin e shenjëzimit me pika të kuqe në Prishtinë. Indeksonline ndodhet në vendin e ngjarjes ku po ndjekë pikëzimin me të kuqe në zonën tek Komuna e Vjetër në Prishtinë.

Disa aktivistë po zgjerojnë terrenin parapërgatitës për protestën e nesërme. Protesta do të mbahet nesër në Prishtina nga ora 17 deri në orën 19:00.

Në njoftimin fillestar thuhej se do të marrim pjesë 3500 protestues, por që gjatë ditës së sotme është paralajmëruar që numri i protestuesve të jetë deri në 5000.

Analistët e vlerësojnë protestën si një formë presioni ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili pritet të bëhet publik në 48 orët e ardhshme./Indeksonline/