09:11 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Pjesëtarët e policisë së Amerikës pozojnë në lule dhe kjo është arsyeja!

Oficerët e policisë në Teksas kanë filluar një trend të ri që ka të bëjë me përdorimin e fuqisë së luleve në mbështetje të forcës.

Policët nga Departamenti i Grapevine janë duke paraqitur fotografi në lule shtetërore të Teksasit.

Tani, departamentet e tjera të policisë së shtetit janë përfshirë gjithashtu në këtë trend, ku përdoret hashtagu (#), transmeton Indeksonline.

#BacktheBLUEBonnet ka arritur që të shfaq shumë pjesëtarë të policisë në lule duke realizuar postime nga më të ndryshmet.

Sfida është për të bërë forcën më të kapshëm tek teksasët dhe duke u munduar të tregojnë se policët të cilët shpesh përballen me rreziqe, janë poashtu njerëz./Indeksonline/