12:34 / E Premte, 26 Prill 2024 / k.v

Plagoset një person në Dragash

Një person është plagosur me armë zjarri para pak çasteve në Dragash.

Burimet e IndeksOnline kanë njoftuar se plagosja ka ndodhur afër xhamisë së qytetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë.

Në pranga ka përfunduar një i dyshuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor./IndeksOnline/