13:03 / E Premte, 26 Prill 2024 / k.v

Plagosja në Dragash, këta janë i dyshuari dhe viktima (Foto)

IndeksOnline raportoi para pak çastesh për një person të plagosur në qendër të Dragashit.

Burimet e IndeksOnline kanë njoftuar se i plagosur ka mbetur Kadri Qusaj ndërsa i dyshuar është ish-dhëndri i tij, Omer Muhameti.

Sipas burimeve, i dyshuari është emër i njohur për organet e rendit, si kryer e veprave penale.

Autori i këtij krimi ka përfunduar në pranga të policisë, ndërsa viktima është dërguar me plagë drejt emergjencës.

Plagosja ka ndodhur në qendër të qytetit, afër komunës, xhamisë dhe Gjykatës themelore.

Rruga mbetet ende e bllokuar për qarkullim të automjeteve derisa policia po merret me hetimin e këtij rasti./IndeksOnline/

Omer Muhameti