14:07 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / G T

“Po, më kanë kontaktuar”, Ralf Rangnick-u konfirmon interesimin e Bayernit: Fokusi im është në Euro-n 2024

Trajneri i njohur austriak, Ralf Rangnick, gjatë një interviste e ka konfirmuar interesimin e Bayern Munich-ut.

Kampioni i shumëfishtë gjerman në fund të këtij sezoni do të mbetët pa trajner, pasi Thomas Tuchel-i do të largohet nga stoli “Bavarez”-i, shkruan Indeksonline

Në mediat e huaja, u raportua se Rangnick-u është kandidati potencial për stolin e klubit gjerman – dhe kjo duket se qenka e vërtetë, pasi vetë trajneri e konfirmoi interesimin.

“Bayerni më ka kontaktuar dhe unë e kam informuar Federatën e Futbollit të Austrisë.

“Por, fokusi im është te Austria dhe në Euro 2024”.

“Nëse Bayerni më do mua, atëherë unë dua ta pyes vetën: A e dua këtë?”, tha Ralf për 90Minuten./Indeksonline/