14:55 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia arreston dy persona të dyshuar për grabitjen në Drenas

Policia e Kosovës përmes një operacioni ka arritur të arrestoj dy persona për grabitje të armatosur në një institucion mikrofinanciar në Drenas.

Por, reagimi i shpejtë i Policisë ka bërë që dy persona të përfshirë në grabitjen të arrestohen.

Siç ka raportuar dje Indeksonline, një person i dyshuar dhe i maskuar nën kërcenim të armës ka grabitur një shumë të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shikoni më poshtë pamje nga operacioni policor në Drenas, ku janë bastisur lokacionet e të dyshuarve dhe janë arrestuar./Indeksonline/