10:23 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Policia arreston pesë meshkuj dhe një femër për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve, ka arrestuar pesë meshkuj dhe një femër në Prizren.

Ata janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale, marrje me prostitucion.

Të gjithë të dyshuarit janë dërguar në seancë gjyqësore./Indeksonline/