09:29 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Policia “blindon” Emergjencën, aty janë shtruar të gjithë të plagosurit e sotëm

Shumë pjesëtarë të policisë së Kosovës ndodhen në afërsi të Emergjencës së QKUK-së në Prishtinë.

IndeksOnline ka mësuar se policët po bëjnë sigurimin e Klinikës Emergjente pasi që aty janë shtruar të gjithë të plagosurit e sotëm në Hallaq të Madh të Lipjanit, raporton IndeksOnline.

Aktualisht hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin ku një person humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën, si pasojë e një përleshjeje me armë që ndodhi mëngjesin e sotëm./IndeksOnline/