09:37 / E Enjte, 18 Prill 2024 / MSH

Policia gjen kokainë e marihuanë në veturën e 3 të dyshuarve, në Ferizaj

Tre të dyshuar janë arrestuar dje në Ferizaj, pasi në veturën e tyre policia gjeti kokainë, marihuanë, letra mbështjellëse dhe grinder për bluarje.

Sipas njoftimit të policisë, kokaina e gjetur ishte në peshë prej 1.63 gramësh teksa marihuana peshonte 3.71 gramë.

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti u cilësua si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Ky është njoftimi i plotë:

Ferizaj/ 17.04.2024 – 18:20. Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një automjet me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit tek të njëjtit si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një grinder për bluarje. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.