23:17 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

Policia i gjen prishtinasit në veturë armë me 6 fishekë e një brisk

Sot në ora 15:30 në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Dardani, Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti Stacionit policor Jugu, ka ndaluar një veturë e në të cilin një personi i janë gjetur siç mëson IndeksOnline  një armë e llojit “Zoraki” me gjashtë fishekë e një brisk.

Tutje i njëjtë gjatë arrestimit ka kanosur zyrtarin policor.

Ndërsa ndaj të njëjtit është hapur rasti me dy vepra penale “Mbajtja e paautorizuar e armes” dhe “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

 I dyshuari është liruar me vendimi të prokurorit kujdestar. Ndërsa rasti mbetet nen hetime.