09:18 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Gjilan

Gjatë ditës së djeshme një person është gjetur pa shenja jete në rajonin e Gjilanit.

Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.