16:48 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prej portës në portë, Son kalon krejt ekipin kundërshtar dhe shënon gol

Tottenhami ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 3:0 në ndeshjen kundër Burnleyt, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin e Tottenhamit në Londër dhe është e vlefshme për xhiron e 16-të të Premierligës.

Tottenhami e shtoi epërsinë në këtë ndeshje përmesi një goli të jashtëzakonshëm nga Heung-Min Son në minutën e 32-të të ndeshjes.

Ai e përshkoi krejt fushën duke kaluar rend kundërshtarët./Indeksonline/