12:23 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Premtoi se për çdo pritje në Premierligë, do t’i dhuronte nga 500 dollarë, ja sa i është bërë kostoja e Ryanit

Portieri i Brightonit, Maty Ryan, kishte deklaruar se do të dhuronte nga 500 dollarë për çdo pritje që bëjnë portierët e Premierligës gjatë javës së 22-të.

Australiani paratë do t’i dhurojë për të prekurit nga zjarri në vendlindjen e tij, shkruan Indeksonline.

Gjatë kësaj jave janë bërë 56 pritje dhe Ryani duhet t’i dhurojë me këtë rast 28.000 dollarë.

Ai vetë bëri dy pritje derisa e mbajti portën e pa prekur në sfidën kundër Evertonit.

Ndeshja më me shumë pritje ka qenë ajo midis Leicesterit dhe Southamptonit, ku u bënë 12 pritje. /IndeksOnline/