18:43 / E Shtunë, 20 Maj 2023 / C E

Presidenti i Dritës, Murseli paralajmëron fshesën në skuadër pas mos arritjes të titullit

Drita është nën kampion i Kosovës edhe për këtë vit, përkundër se është investuar shumë në skuadër.

Janë afruar futbollistë me emër të madh, që kanë paga të larta, por nuk arriti titullin e kampionit.

Drita ka humbur përballjen me Ballkanin që ka fituar titullin e dytë në histori të klubit.

Duket se ky dështim pritet të ketë shumë ndryshime në verë në kampin gjilanas dhe këtë e ka njoftuar presidenti i Dritës, Valon Murseli.

Ai ka postuar një status ku shihen tre fshesa dhe tifozët e kanë përkrahur për ndryshime të mëdha në skuadër.

Mbetet të shihet se kush do të largohet nga klubi.

Drita këtë sezon e nisi me Ardian Nuhiun, pastaj në vend të tij erdhi Arsim Thaqi, ndërsa e mbylli me Diamantis Valavalis.