20:06 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / MSH

Presidentja dekoron me Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit shefin e EULEX-it

Shefi i EULEX-it në largim, Lars-Gunnar Wigermark, e ka vlerësuar pritjen e bërë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.  

Osmani i ka dhuruar atij Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit.

“Pas më shumë se tri vjetësh me EULEX-in, kjo është mënyra më e mirë për ta përfunduar mandatin tim”, është shprehur ai. 

Sipas asaj që është raportuar, pasues i Wigermark te EULEX është caktuar Gjenerali i Karabinierëve, Giovanni Pietro Barbano.