19:38 / E Diele, 24 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Presidentja uron Krishtlindjen: Dashuri, mirëkuptim e përkrahje ndaj njëri-tjetrit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Ajo ka uruar dashuri dhe mirëkuptim në këtë kohë festash.

“Dashuria, mirëkuptimi e përkrahja ndaj njëri-tjetrit qofshin parime udhërrëfyese në këtë kohë festash e çdo ditë tjetër”, ka shkruar ajo.

“Gëzuar Krishtlindjen”, uron tutje e para e shtetit.