12:21 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / LB

Princi Leka dhe Elia Zaharia zyrtarisht të divorcuar, zbardhen arsyet e ndarjes

Gjykata e Tiranës ka zgjidhur përfundimisht martesën midis Leka Zogut dhe Elia Zaharias. Ditën e sotme është zbardhur vendimi i gjykatës për divorcin, që mban datën 25 prill 2024.

Në vendimin e gjykatës thuhet se në kushtet e konflikteve të vazhdueshme, mungesës së komunikimit dhe ndërprerjes së bashkëjetesës kërkesa për divorc e paraqitur nga të dyja palët pranohet pasi martesa e ka humbur qëllimin e saj.

“Sa më sipër, gjykata çmon se martesa ka humbur qëllimin e saj dhe është e vështirë mbajtja dhe rivendosja e unitetit familjar. Për rrjedhojë, kërkesa duhet pranuar dhe duhet vendosur zgjidhja e martesës. Për të arritur në këtë konkluzion gjykata mban parasysh se: Së pari, konflikte të vazhdueshme, mungesa e komunikimit; së dyti, ndërprerja e bashkëjetesës; së treti, qëndrimin e vendosur të kërkueseve për t’i dhënë fund martesës”, thuhet në vendim.

Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia Zogu do të mbajë mbiemrin që ka pasur para martese “Zaharia”/euronews.al