13:57 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Prishet një pjesë e murit dhe fasadës së shkollës “Gjin Gazulli”, në Prishtinë

Është prishur një pjesë e fasadës  dhe murit të shkollës së mesme “Gjin Gazulli”, në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Pasi është parë kjo situatë, në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe njësitet e zjarrfikësave e të cilët edhe kanë rrethuar pjesën e shkollës që është e dëmtuar.

Ndërkohë nxënësit e kësaj shkolle dhe të tjerave në mbarë vendin do të nisin mësimin me dy javë vonesë, saktësisht me 14 shtator për shkak të pandemisë Covid-19./IndeksOnline

IndeksOnline ju sjell pamje: