21:40 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Prishtina dikur ishte në mëshirë të Besës, tash në mëshirë të Feronikelit

Prishtina dy herë ka garuar në Ligën e Evropës, por jo gjithmonë duke u bazuar në forcat e veta.

Debutimin në garat evropiane, ekipi kryeqytetas e kishte bërë në vitin 2017, por falë Besës.

Pejanët e kishin fituar Digitalb Kupën por duke mos qenë të liçencuar UEFA, Prishtina fitoi të drejtën të luaj në kualifikime të Ligës së Evropës, shkruan Indeksonline.

Edhe këtë vit situata qëndron e njejtë. Prishtina lutet që Feronikeli të fitoi Digitalb Kupën kundër Trepçës 89, në mënyrë që ‘bardhë e kaltërit’ nga vendi i dytë të fitojnë të drejtën që të luajnë në Ligën e Evropës. /Indeksonline/